Janë numëruar 1318kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet parlamnetare. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 174,713 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 112,615 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 12,368 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 11,422 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,724 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 4,138 të tilla.

