Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u përfshinë në një debat gjatë seancës plenare.
Korreshi iu drejtua me ironi Peleshit që të mbajë “mendjen në mësim”, pasi ky i fundit, teksa mori fjalën demokrati, u pa duke biseduar me një person të pranishëm aty.
Pjesë nga debati:
Korreshi: E mira është të mbash içik veshin nga salla se nuk po flasim për muret. O shoku kryetar, alo! Alooo. Shoku kryetar.
Peleshi: Shokun kryetar shko edhe takoje aty ku ke shokët! Aty bërtit.
Korreshi: Mbaje mendjen në mësim se Për ty po flasim.
Peleshi: Këtu nuk është festivali folklorik. Këtu është seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.
Korreshi: Po ty po të kërkojmë ne.
Peleshi: Atë ty mos ma trego mua se unë nuk të drejtohem ndonjëherë me ti apo me emër.
Korreshi: Shoku kryetar p iu drejtohem juve ju për këtë rregullore. Nëse e keni bërë. E votuat me pompozitet. Se nëse e votuar për letër higjienike ta bënit më të hollë të paktën se na gërric. Po të drejtohem si anëtar i sekretariatit të procedurave.
Na bëni mëngjes orë pilafi dhe na çoni në Komision të Ligjeve sot që ke seancë. I di juve ju këto gjëra që ndodhin në parlament dhe vini këtu e na mallëngjeni shyqyr që erdhët. Nuk jemi punonjësit e tu. Kemi ardhur me votat e atyre që nuk janë me juve ju si kryetar dhe si qeveri.





