Tashmë është e bërë thuajse e përditshme që kryeministri Edi Rama t’u kthejë përgjigje ndjekësve të tij në “Facebook” kur ata e kritikojnë apo edhe në ato raste kur e ofendojnë rëndë.

Edhe këtë mëngjes, teksa Rama tha se ishte nisur për një vizitë 1-ditore në Francë, ka postuar në “Facebook” një foto të “Lungomares” në Vlorë dhe nuk ka nguruar të replikojë me komentuesit.

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje tërheqëse të “Hijes së Diellit” mbi bregun e Lungomares, një disk që shfaqet gjatë zbaticës e zhduket gjatë baticës, përballë shkallares së bukur përgjatë vijës së rilindur bregdetare të qytetit”, shkruan Rama te komenti i fotos.

KOMENTET:

Qytetari: O xhaxhi pyka (Edi) ta futen iku vetingu per lesh. Tash merre Salen per dore Dhe numeroni hapat se u ndimojne per zemer. Malok timin e kam Salen Por cdo hap asht tu ta fut. Wake up.

Edi Rama: Roland se qenke edhe juventin mos na turpero me kete gjuhe prej te dehuri dhe kujdes Barcelonen se Vetingun e kam kujdes vete

Qytetari: Sikur te mos derdheshin ujrat e zeza dhe te pastrohej pakez vija e pare buze detit nga algat dhe myshku do ta bente shume terheqese kete zonen dhe pse jo do ta ruante nga amortizimi dhe pse sapo eshte ndertuar

Edi Rama: Nuk derdhen me ne det ujerat e zeza Anxhelo, projekti e mbylli edhe ate histori te shemtuar 100 vjeçare!

Kajo Karafili: Ta shofim kte “hijen e diellit” ne korrik me 40+ grade.

Edi Rama: Mos perdor kete emer per te shkruar budallalleqe!

Erdi Hysen: Rilindje vetem per pleqt e administrates po ne qe punojm ne privat pse nk beni nje ligj qe paga minimale t jet 35000 lek (biznes i madh) sa per lungo maren esht projekt i deshtuar

Edi Rama: Ah vertet, projekt i deshtuar?! Po pse apo ishte bukur me ujrat e zeza ne det, me ferrat e plehrat rrotull godinave te shemtuara mbi rere dhe me trotuarin 1.5m ku familja duhet te ecte ne rresht per nje?