Lufta në Ukrainë ka lënë të vrarë 8,900 civilë dhe 15 mijë e 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, thotë Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Sipas OHCHR, shifrat ka të ngjarë të jenë më të larta “pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit“.

Të dhënat e OKB-së treguan se, 4000 nga të vrarët ishin burra, 2,403  gra, 275 djem dhe 218 ishin vajza. Sakaq, gjinia e 30 fëmijëve dhe 1,929 të rriturve të vdekur nuk ishte përcaktuar ende. Mes të plagosurve ishin 445 djem dhe 314 vajza, me 276 fëmijë, gjinia e të cilëve gjithashtu nuk ishte përcaktuar.