11 persona kanë përfunduar në pranga, 140 kg marijuanë janë sekuestruar, si dhe janë asgjësuar mbi 14 mijë rrënjë kanabis në kuadër të një operacioni antikanabis të kryer në fshatin Dobrenjë të Skraparit nga blutë e Beratit.

“Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë 11 shtetasit, pas një pune të mirëorganizuar prej një muaj nga shërbimet e policisë, konkretisht:

1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier,
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenë,
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në parcela të ndryshme”, bën të ditur policia.

Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar. Gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 kg lëndë narkotike marijuanë, si dhe dy armë zjarri të llojit automatik, AK-47, me të cilat ruanin parcelat.