Në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin P. Q., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Vendimi është caktuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, e kryer në bashkëpunim. Për shkak të gjendjes shëndetësore, arrestimi u krye në ambientet e spitalit në Elbasan.