Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel sekret, i ndërtuar në mënyrë shumë të sofisikuar dhe profesionale në kufirin e Meksikës, i cili dyshohet se është ndërtuar nga kartelët e drogës. Ky korridor nëntokësor, i cili shërbente për të mbushur tregun amerikan me tonelata narkotikësh, kishte një dalje të fshehtë që të çonte direkt brenda një dyqani në territorin e SHBA-së. Sipas hetuesve tuneli shtrihej nga qyteti famëkeq meksikan i Tijuanës e deri në anën tjetër të kufirit.

Mediat shkruajnë se nga hetimet e zhvilluara mendohet se tuneli përveç se është ndërtuar me përmasa të mëdha ku njerëzit mund të ecnin krejtësisht të lirshëm, shfaqet i pajisur me sisteme të avancuara ventilimi për ajrosjen e trafikantëve nën tokë. Gjithashtu ai ka në përbërjen e tij një rrjet elektrik me ndriçim të plotë në të gjithë gjatësinë e tij. Njëkohësisht, tuneli mendohet të ketë edhe nje dalje të kamufluar brenda një objekti tregtar, duke bërë që lëvizjet e sasive të mëdha të drogës të dukeshin si pjesë e një aktiviteti normal biznesi.

Hetimet janë shtrirë në të dyja anët e kufirit, ndërsa agjencitë inteligjente po punojnë me ritme të shpejta për të identifikuar personat përgjegjës dhe bosët e drogës që financuan këtë vepër të kushtueshme nëntokësore.