Policia e Shtetit thotë se ka pezulluar nga detyra tre shefat e komisariateve që ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Dy prej tyre u vunë në pranga, konkretisht Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, u vunë  në pranga, ndërsa Elvis Dervishi u shpall në kërkim.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

Keta persona sipas SPAK duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.