Nga Aldo Mustafa*

Opozita në garën për të fituar pushtetin duhet të kuptojë parimet e përgjithshme të njerëzve dhe jo të konsumohet me programe premtimesh elektorale dhe kandidatësh shterpë.

Fatkeqësisht njerëzit nuk nxiten më nga “e mira për atdheun”, nuk ka patriotizëm në masë dhe politikat konservatore nuk të çojnë kurrkund. Masa nuk janë patriotë dhe ky është fakt! Masa nuk janë më hermetik! Njerëzit në vendin tonë, si kolektivisht, si individualisht, nxiten më shumë nga qëllimet që ata i fshehin dhe vetes.

Së pari opozita duhet të kuptojë qëllimet e vërteta të individëve në vendin tonë dhe jo arsyet me të cilat njerëzit justifikojnë veprimet e tyre. “Shqipëria në rrezik” nuk përbën interes dhe nuk ka bërë ndonjëherë këto 100 vitet e fundit.

Një shofer mund të jetë njohes i mirë i makinës së tij, pjesëve të saj, por nëse nuk din sesi funksionon freksioni nën trysni, atëherë nuk do të di të ngasë makinën në mënyrën e duhur. Dëshirat e shqiptarëve në këtë rast janë freksioni që vë në lëvizje shoqërinë, prandaj opozita duhet të kuptojë njëherë dëshirat që kanë individët dhe jo ato që ka opozita për të arritur në pushtet.

*Gazetar