Gjykata e Tiranës ka caktuar datën e seancës për padinë e divorcit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Njoftohet se seanca do të zhvillohet më datë 21 shkurt ora 10:30.

Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.