Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fluturimin e tij në aeroport. Incidenti ndodhi në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo, Brazili jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin.
Në videon shihet qartë që rrufeja që godet avionin. Avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Por, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.
Amazing video captures lightning striking a British Airways A350-1041 at Sao Paulo Guarulhos International Airport.
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) January 25, 2025
Following an inspection the aircraft continued to its destination with a 6 hour delay.
📹 @bernaldinho79 pic.twitter.com/xNnTXmBCJ4