Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të shtune në një qendër tregtare në Tel Aviv, ku një 19-vjeçar palestinez shkoi në një kafene dhe sulmoi me thikë një 30-vjeçar i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Siç mund të shihet dhe në videot e mëposhtme të publikuar në rrjetet sociale, i riu nga Palestina afrohet me qetësi dhe fillon të sulmojë me thikë grupin e të rinjve që ishin duke konsumuar kafe, dhe si pasojë e goditjeve ka marrë plagë të rënda një 30-vjeçar nga Izraeli.
Por pak minuta më vonë sulmuesi palestinez vritet me armë zjarri nga një shtetas izraelit që ndodhej në vendngjarje, siç duket edhe në pamjet e mëposhtme. Ky incident vjen vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të armëpushimit të rënë dakord mes Hamasit dhe Izraelit. Autoritetet izraelite kanë nisur hetimet, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për sulm terrorist apo vepër kriminale.
Surveillance camera footage shows the stabbing attack in Tel Aviv this afternoon.
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 18, 2025
A man in his 30s was seriously wounded and the Palestinian terrorist was shot dead. https://t.co/vfgpZLt0le pic.twitter.com/E5o2RNskYM