Ky është pallati në lagjen nr.13 Durrës, nga kati i katërt i të cilit ra aksidentalisht 21-vjeçarja me iniciale D.M.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një pallat në sektorin “Apollonia”.

Në vendngjarje kanë qenë dhe grupi hetimor i cili ka kryer veprimet paraprake për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.