TIRANË– Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti u nis sot për në Stamboll, për të marrë pjesë në takimin e 27-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme, të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ/BSEC), që do të mbahet më 15 dhjetor 2012. 

Takimi zhvillohet në suazën e kalendarit të aktiviteteve të kryesisë turke të BEDZ-it dhe do të trajtojë çështje që lidhen me thellimin e bashkëpunimit rajonal, axhendën ekonomike të organizatës, perspektivën si dhe reformimin strukturor dhe operacional të saj. 

BEDZ-i është një organizëm me karakter ekonomik që vepron që nga 25 qershori i vitit 1992 dhe Shqipëria është ndër vendet bashkëthemeluese të saj.