Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situatës Covid në 24 orët e fundit, ku janë kryer 1743 testime, ka 191 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 378 të shëruar.

Javëve të fundit është vënë re një ulje e numrit të personave që humbin jetën si pasojë e Covid-19 dhe personave të shtruar në spital, e megjithatë ekspertët thonë se është ende herët për të folur për fundin e pandemisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë, në këto bashki: 72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.

Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.