Alvarez, 25 vjeçe, po konkurronte në finalen e garës së lirë për femra në Budapest, kur brenda pak sekondash humbi ndjenjat në ujë.

Ishte trajnerja e saj Andrea Fuentes që u tregua mjaft e guximshme dhe gjakftohtë në ato momente që u hodh në ujë dhe e nxorri notaren.

Ylli amerikan ishte në mes të performancës së saj kur humbi ndjenjat.

Fatmirësisht ajo u përmend shpejt dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ishte hera e dytë që Fuentesit i duhej të shpëtonte Alvarezin pasi ajo u hodh në pishinë gjatë një gare kualifikuese olimpike vitin e kaluar dhe e tërhoqi atë në siguri së bashku me partneren e notit të amerikanes, Lindi Schroeder.

Tashmë Alvarez është mirë, por trajnerë dhe notarë që gjenden në botërorin e Budapestit sugjeruan se ajo duhet të vlerësohet.