Rekord i ri në numrin e të papunëve

Papunësia në Greqi ka arritur një rekord të ri prej 26.8 për qind në muajin tetor, ndërkohë që vendi vazhdon të jetë pre e një krize të rëndë ekonomike.

Një rekord prej 1.34 milion grekësh ishin të papunë po në këtë muaj.

Ata që kërkojnë u drejtohen agjencive, por në disa raste ka aq shumë kërkesa sa nuk arrijnë as të hynë brenda.

Papunësia tek të rinjtë e moshës 15-24 ka arritur gjithashtu një rekord të ri prej 56.6 përqind.

Një ditë më parë kryeministri grek Antonis Samaras ka deklaruar se duhej të krijoheshin vende të reja pune, pas aplikimit të reformave më të fundit.

Greqia pritet të qëndrojë në recesion për vitin e gjashtë radhazi.