Gjatë gjithë transmetimit të tij prej 33-sezonesh në kanalin Fox, “The Simpsons” janë bërë mjaft të njohur për aftësinë e tyre të çuditshme për të parashikuar të ardhmen.

Në sezonin e tyre të 34-të ata do të zbulojnë disa njohuri për mënyrën se si arrijnë ta bëjnë këtë.

Shfaqja ka parashikuar gjëra të tilla si kandidimin e Donald Trumpit për president, pandeminë COVID-19 gjatë gjithë viteve, madje edhe luftën Rusi-Ukrainë.

Skenaristi i serialit ikonik, Matt Selman ngacmoi shikuesit në një intervistë për “Deadline” ku tha se do të ketë një episod në sezonin e 34-të që ofron disi një shpjegim se si ata mund të parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi.

“Ne kemi një tjetër episod konceptual të çmendur që shpjegon se si ‘The Simpsons’ e dinë të ardhmen”, shpjegoi Selman.

“The Simpsons” ka thyer rekorde si seriali më i gjatë në transmetim direkt me 728 episode deri më sot, megjithëse ky sezon do të jetë unik në disa mënyra.

Sakaq premiera e sezonit të 34-të do të transmetohet këtë vjeshtë më 25 shtator.