Mund të duket një gjë e pazakontë, por është e vërtet, njerëzit përveç besimit në Jezus, mund t’i sigurojnë vetes edhe ndjesinë e parfumit të Krishtit.

Në treg përveç parfumeve të VIP-ave më të shquar të botës së Showbizit, del edhe parfumi i "Jezusit", projekt ky i mbështetur edhe nga futbollisti i njohur Kaka.

Propozimi i pazakontë është i Sonia Hernandez, themeluese e sektit “Ringjallja e Krishtit”, ku bën pjesë edhe futbollisti Kaka.

Bëhet fjalë për një paketë që përmban, parfum, krem hidratues dhe sapun të lëngshëm dhe do kushtojë 30 euro ose 79 real.

Sipas vajzës së besimtares, e cila shprehet se e ka provuar, parfumi të krijon ndjesinë e parfumit të Krishtit.