Durrës, 31 korrik 2014 – Një 52 vjeçare nga Lezha, P.U. ka parkuar automjetin e saj, tip Benz me targa DE 291 PG, pranë shkollës 9 vjeçare “Migjeni” në Fushë Krujë dhe është larguar për disa minuta, pa menduar se hajdutët po e ruanin.
Kur është kthyer pak çaste më vonë, rreth orës 09.30 ka konstatuar se çanta e dorës që e kishte lënë në sediljen e prapme ishte zhdukur. Brenda saj ndodheshin 4000 euro, që kishin ‘avulluar’.
52 vjeçarja ka bërë denoncimin në polici, por pak gjasa ka që shuma e parave të rigjendet.
Policia e Krujës ka nisur punën për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





