Të kesh një makinë luksoze nuk do të thotë që të kesh të drejtë të bësh çfarë të duash.

Policia e Tiranës duket se nuk ka toleruar shkelësit të cilët zaptojnë hapësirat e dedikuara vetëm për këmbësorët që të ecin të sigurt.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot nga aksioni i policisë duke i vendosur gjobave drejtuesve të automjeteve luksoze, që i kanë parkuar ato si “të fortë” nëpër trotuarte që janë të destinuara për këmbësorët.

 “Civilizimi do na mbërrijë kur secili të kuptojë se makina e mirë nuk është licencë për t'i marrë hapësirën atij pa makinë, në këmbë", shkruan Veliaj.