Apple ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin e iPod Touch. Kjo pajisje është vlerësuar gjerësisht për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit nisën të dëgjonin muzikë.

Kur iPod i parë u lançua në vitin 2001, ai mund të ruante 1000 këngë. Ndërsa sot, ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.

iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë prodhoi iPhone, i cili shumë shpejt e la në hije iPod-in.

Në vitin 2019, Apple përditësoi për herë të fundit iPod-in. Gjatë këtyre viteve në treg ka pasur modele të ndryshme iPod, ku përfshihen Nano dhe Shuffle.

“Kjo pajisje kishte “ripërcaktuar se si zbulohet, dëgjohet dhe shpërndahet muzika”, tha Greg Joswiak, nënkryetar i lartë i marketingut në të gjithë botën i Apple.

Modeli i parë i iPod-it u nxorr për herë të parë në treg në vitin 2001.

“Muzika është një pjesë e jetës së të gjithëve. Muzika ka ekzistuar përgjithmonë. Ajo do të jetë gjithmonë përreth,” tha shefi i Apple Steve Jobs.