Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga mbledhja me grupin parlamentar dhe qeverinë, ku thekson se janë diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi.

Në një postim, Rama bëri të ditur se fokusi i diskutimeve ka qenë te ecuria e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për nismën “Punët e Shqipërisë”, si dhe te progresi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Europian.

Postimi i plotë:

“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”.