Pas shkarkimit të Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, z.Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së znj. Valdete Daka”, thuhet në njoftim.

Më herët, Presidentja kishte kërkuar dorëheqjen e Dakës në këmbim të mirënjohjes, mirëpo kjo e fundit e kishte refuzuar.