Pas deputetit Ferdinand Xhaferraj, një tjetër figurë e PD lokale në Durrës refuzon pjesëmarrjen në Primare. Bëhet fjalë Artion Barjamaj, ish-kryetar i Forumit Rinor të PD Durrës, i cili ka njoftuar se nuk do të marë pjesë në procesin e organizuar nga Partia Demokratike me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit.

Barjamaj e ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një njoftimi në Facebook ku ka renditur edhe arsyet se përse ka marë këtë vendim. Gjatë ditës së nesërme pritet të publikohet lista me të gjithë kandidatët që do të jenë pjesë për të garuar në “Primare”, proces i cili fillon në datën 1 Mars.