Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër. Një automjet i bashkisë ka pësuar një defekt dhe si pasojë është përplasur me pesë automjete.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, gjë e cila ka sjellë një aksident zingjir. Si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.





