Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 205 të burgosur të tjerë lufte nga secila palë.
Lajmin e raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Moska tha më parë këtë muaj se kishte rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish me Kievin si pjesë e një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Pavarësisht se u deklarua për 1000 të burgosur lufte, konfirmimi është dhënë për 205 prej tyre dhe pritet që të ketë informacione shtesë nëse do të ketë një raund tjetër shkëmbimi.
Pavarësisht këtij zhvillimi, lufta në front dhe bombardimet e vrullshme nga të dyja palët me dronë e raketa nuk kanë ndaluar. Rusia ka qenë më aktive dy ditët e fundit, ku pas përfundimit të armëpushimit treditor me rastin e festimeve për triumfin ndaj nazizmit, u vendos armëpushim i përkohshëm.
Disa persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i dy ditëve të fundit të bombardimeve, pa llogaritur dëmet materiale.





