Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, në një konferencë për media, së bashku me sekretarin për Çështjet Ligjore, Ivi Kason, kanë njoftuar se zyrtarisht në Kuvend kanë depozituar amendamentet për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Bylykbashi deklaroi se amendamentet do të ndryshojnë rregullat për identifikimin e zgjedhësve në procesin e votimit.

“Kjo do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për zgjerimin efektiv dhe maksimal të drejtës së votës të atyre që votojnë jashtë Shqipërisë”, theksoi ai.

“PD dorëzon në Kuvend amendamente të cilët ndryshojnë rregullat për identifikimin e zgjedhjeve në procesin e votimit, kjo me ndikim të jashtëzakonshëm për zgjerimin efektiv dhe maksimal të drejtës së votës të atyre që votojnë jashtë Shqipërisë.

Bëjmë të mundur një ndryshim rregulli në lidhje me këtë reformë të jashtëzakonshme. Jemi përballë një situate kritike. Shqipëria ka në regjistrat e saj të gjendjes civile. 4 milionë e 700 mijë shtetas, prej këtyre, 3.7 milionë shtetas me të drejtë vota. Më 11 maj këta shtetas kanë të drejtën e votës”, tha Bylykbashi.