Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe hapat që do të ndiqen në këtë proces.

Sipas dokumentit, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është caktuar data 30 prill, ora 12:00. Kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi, një CV dhe formularin e pastërtisë së figurës.

WhatsApp Image 2026-04-29 at 14.50.40
WhatsApp Image 2026-04-29 at 14.50.40 (1)