TIRANË-Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet përshëndeti rezultartet e censusit duke theksuar se nxjerr edhe njëherë në pah se pretendimet greke në Shqipëri nuk kanë asnjë bazë reale por mbështeten thjesht në orekset shoviniste të frymëzuara nga Megali Idea.
“PDIU shpreh kënaqësinë dhe krenarinë që amendimet e saj ia kanë prerë rrugën skenareve të Athinës dhe shërbëtorëve të saj në vendin tonë, për të sajuar të dhëna të rreme për pakicën etnike greke. Rezultati i censusit nxjerr edhe njëherë në pah se pretendimet greke në Shqipëri nuk kanë asnjë bazë reale por mbështeten thjesht në orekset shoviniste të frymëzuara nga Megali Idea.
Amendamentet e PDIU-së parashikonin që çdo deklaratë për kombësinë duhej të ballafaqohej me regjistrin për gjendjen civile dhe që nëse dikush gënjente për kombësinë e tij, në pyetësor, jo vetëm që ai do të dënohej me gjobën 100 mijë lekë të reja, por INSTAT do të ishte i detyruar që të përfshinte në statistikat zyrtare të dhënat e sakta, pra ato që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.
PDIU gjithashtu falenderon bashkëqytetarët tanë, që iu përgjigjën thirrjes që bëmë për të mos mohuar identitetin kombëtar dhe për t'u deklaruar me krenari ashtu sic jane, si shqiptare te denje”, deklaroi sekretari Politik i PDIU, Adri Nurellari në një konferencë për mediat.
PDIU i bën thirrje klasës politike që të përfitojnë në mënyrë maksimale nga censusi në mënyrë që politik-bërja në të ardhmen të jetë e mbështetur në kërkimin shkencor duke përpunuar me metoda rigoroze evidencat që censusi paraqet mbi realitetin shqiptar.