GJERMANI – E përditshmja gjermane Bild tregon historinë e një videoje pedopornografike, e cila duket se ka xhiruar në shumë vende të botës. Video ka për protagoniste një grua rreth të tridhjetave dhe një fëmijë më të vogël se 5 vjeç.

Video është ngarkuar në internet në 27 nëntor të këtij viti dhe përmban xhirime të rënda. FBI ka nisur një hetim mbi këtë çështje dhe dyshon se video është xhiruar në SHBA. Shqetësimi i autoriteteve qëndron në faktin se fëmija i vogël mund të jetë ende në duart e gruas 30 vjeçare.

Bild ka bërë publike edhe disa foto të gruas për të ndihmuar në identifikimin e saj.

 

Gruaja duhet se ka një trup mesatar, moshë nga 23-29 vjeç, sy kaf ose jeshil dhe flokë ngjyrë gështenjë me disa reflekse bionde. Ekspertët janë duke hetuar edhe fotot e unazës që shfaqet në gishtin e gruas si dhe shenja të veçanta të saj. Video u zbulua në Danimarkë.