20 janar 2015 – Bersant Celina është një ndër katër futbollistët e skuadrës së të rinjve të Manchester Cityt që është grumbulluar në ekipin e parë për minifazën përgatitore të janarit, që nis me një qëndrim katër ditor në Abu Dhabi ku do të zhvillojë një takim miqësor me Hamburgun. Manuel Pelegrini nuk ka hezituar për t'i bërë një ftesë talentit me origjinë shqiptare, për të cilin nuk është hera e parë që stërvitet me yje të dillë se Edin Xheko, Kun Aguerro, Yaha Toure etj.
Celina ka spikatur në skuadrën e 21-vjeçarëve të Citizens, ndërkohë që është grumbulluar nga Albert Bunjaki me përfaqësuesen e Kosovës, duke u aktivizuar në sfidën e parë miqësore të shtetit më të ri europian me Haitin në Mitrovicë. Djaloshi nga Prizreni ka marrë ftesë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit për të veshur fanellën kuqi, por ka preferuar ta shtyjë vendimin për më vonë, ndoshta për t'iu bashkuar kombëtares së madhe, që aktualisht drejtohet nga Gianni de Biasi.





