Mbledhja e gjyqtarëve kushtetetues ka vendosur të kalojë për shqyrtim një episod tjetër të “Metamorfozës” që do të trajtohet në seancë plenare mbi bazë dokumentash.
Kësaj radhe nuk është ligjshmëria e SKY ECC një betejë e fituar nga SPAK edhe në kushtetuese, por çështja e pronave të bllokuara mbas arrestimeve të Metamorfozës. Padia ku pretendohet shkelja e kushtetutës, është përcjellë nga shtetasi Pëllumb Gjoka i cili mbahet i paraburgosur si edhe Kolë Gjoka dhe Shoqëria Imperial Group.
Si palë e interesuar është Prokuroria e Posaçme e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit
Por në padi insistohen se sekuestro preventive duhet shfuqizuar si e papajtueshme me kushtetutën mes të tjerash me argumentin se rezultojnë të regjistruara në ASHK në emër të një shoqërie dhe të shtetasit Kolë Gjoka. Qëndrimet e SPAK janë bërë publike për këto pasuri në tre shkallët e drejtësisë. Dosja e Metamorfozës, midis tyre me të akuzuar Pëllumb Gjokën, ish zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe ish-prokurorin Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave, ka kaluar për gjykim disa muaj mbas seancave paraprake.