16 maj 2015 – Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të Sarandës kanë arrestuar katër persona të cilët akuzohet për pengmarrje.

Artur Gjonaj 36 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë, Andon Meço 31 vjeç, banues në Sarandë, Çelik Kaloti 18 vjeç, banues në Sarandë dhe Ervis Xhamaj 28 vjeç, banues në Kolonjë u kapën në vendin e quajtur Mursi në Sarandë.

Të katër personat e sipërpërmendur, më 10 maj rreth orës 21:00, në vendin e quajtur karburant “Eri” përgjatë rrugës nacionale Fushë Krujë – Milot, rrëmbyen 25-vjeçarin A.H. nga Lazarati. Për lirimin e tij, pengmarrësit kërkonin 30 mijë euro.

Një ditë më pas, efektivët e policisë bënë të mundur lirimin e të 25-vjeçarit, i cili edhe ishte dhunuar gjatë kohës që kishte qenë peng.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/