Në ditët e pazarit, qeset e pensionistëve durrsakë mbushen vetëm me produktet bazike.

Rritja e pensionit me 8.6% nuk i ka ndihmuar aspak.

Janë rritur dhe çmimet, shpenzoj më shumë. Ajo rritja e pensionit është kompensuar me rritjen e çmimeve”, thotë një pensionist, ndërsa një pensioniste shton “ilaçet janë të gjitha pa rimbursim, ujë, drita, interneti, iku gjysma e pensionit.”

Mishi, djathi e peshku sot për ta duken si produkte “luksi”.

“Mish e peshk harroje. Marrim makarona, mbushim tasin e kaq”, na tregojnë.

Rritjet e herë pas hershme “nuk u hyjnë në sy”, sepse e kanë të qartë se sa duhet të jetë rritja për ta.

Këtë e treguan për kamerën e “DurrësLajm” dhe ju mund ta ndiqni në videon mëposhtë.