Për 3 muaj me rradhë ka përndjekur një vajzë të re derisa kjo e fundit vendosi ta denoncojë në polici.

Efektivët e rendit në Durrës kanë nisur punën për kapjen e 28-vjeçarit I.K. banues në Durrës, që për mëse 90 ditë nuk i është ndarë vajzës së re me iniciale R.K. duke i shkaktuar edhe gjendje ankthi.

Pas denoncimit në polici nga ana e 19-vjeçares ka nisur procedimi penal ndaj të riut, i akuzuar për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.