Së fundmi WhatsApp ka krijuar një veçori interesante për ata përdorues që fshijnë aksidentalisht një mesazh.

Funksioni i ri quhet ‘Accidental Delete’ ose ‘Undo Delete for Me’ dhe është në përputhje me shumicën e versioneve të përditësuara të WhatsApp në iOS dhe Android.

Arsyeja kryesore që qëndron pas prezantimit të “Accidental Delete Feature” është për rastet kur njerëzit fshijnë gabimisht një mesazh të rëndësishëm duke zgjedhur “Delete for Me” në vend të “Delete for Everyone”. Duke përdorur update-in e ri, mesazhi i fshirë do të rikthehet menjëherë.

Kompania me anë të një deklarate tha se: Ne të gjithë e kemi provuar këtë, por tani ju mund t’i bëni “UNDO” kur fshini aksidentalisht një mesazh vetëm për ju, por keni dashur ta fshini edhe për personin tjetër!

Përditësimi më i fundit i WhatsApp ka të bëjë me disa avatarë të personalizuar në aplikacionin e njohur të mesazheve. Përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje të krijojnë karakteret e tyre virtuale 3D dhe t’i vendosin si foto profili. Është hera e parë që kompania e prezanton këtë veçori në WhatsApp. Ajo e ka shpërndarë tashmë në platformat e tjera të saj Facebook dhe Instagram dhe Messenger.