Në Institucionin e Prefektit në Durrës, ditën e sotme u zhvillua një takimi me përfaqësues të huaj të Organizatës River Clean Up me qëndër në Bruksel si dhe përfaqësues të kësaj organizate në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prefektura Durrës, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Fokusi i takimit ishte pastrimi i lumit Ishëm, si dhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i shkollave, universitetit dhe komunitetit në çështjen e menaxhimit të mbetjeve.

“Për këtë kërkohet një bashkëpunim konkret ndërinstitucional për të cilin nga Institucioni i Prefektit u shpreh fryma e bashkëpunimit. Nesër ne grykderdhjen e lumit Ishëm do të zhvillohet aksioni i pastrimit i 29-të nga River Clean Up Albania ku dhe Institucioni i Prefektit do të jetë pjesëmarrës.”, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Sot me datë 14.01.2022 në Institucionin e Prefektit u zhvillua takimi me përfaqësues të huaj të Organizatës River Clean Up me qëndër në Bruksel.

Përfaqësuesit e kësaj organizate për Shqiperinë Z. Kevin De Backer, Z. Wannes Vercauteren dhe përfaqësues të kësaj organizate në Shqipëri Znj. Laura Gjyli, Elona Çaushi dhe Genta Mesaja përfaqësuese e edukimit për shkollat dhe të rrjeteve sociale.

Qëllimi i takimi ishte vendosja e urës së bashkëpunimit konkret në drejtim te pastrimit të lumit Ishëm nga ndotja si dhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i shkollave, universitetit dhe komunitetit në çështjen e menaxhimit të mbetjeve. Në të njëtën kohë prezantimi i nismës tashmë të ndërmarë nga 15 shkolla në qytetin e Durrësit për mbledhjen dhe riciklimin e plastikes. Në takim Prefekti falenderojë për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm me këtë organizate në aksione të ndryshme të ndërmara në pastrimin në derdhje të lumit Ishëm dhe pyllin në sektorin Rinia dhe në të njëtën kohë shprehu gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të mos hedhjes së mbeturinave, prerjes së pemëve, ndotjes së ajrit, tokës dhe ujerave. Ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit qe e ka ne dore secili prej nesh. Në takim përfaqësuesit e River Clean Up propozuan disa ide dhe teknologji për pastrimin e lumit Ishëm nga mbetjet të cilat janë të gatshëm ti implementojnë në këtë lum.

Për këtë kërkohet një bashkëpunim konkret ndërinstitucional për të cilin nga Institucioni i Prefektit u shpreh fryma e bashkëpunimit. Nesër ne grykderdhjen e lumit Ishëm do të zhvillohet aksioni i pastrimit i 29-të nga River Clean Up Albania ku dhe Institucioni i Prefektit do të jetë pjesëmarrës.