Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës.

Banesa është 1 katëshe dhe fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka marrë lëndime, pasi kanë arritur të dalin në kohë jashtë.

Zjarri ka djegur gjithçka, orendi e pajisje që ka patur në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë shkëndija elektrike, por grupi i ekspertëve po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur që të parandalohet djegia e plotë e kësaj banese.