Një banesë në katin e 4 të një pallati në lagjen “5 Maji” në Elbasan është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por ka pasur dëme të mëdha materiale.

Gjithashtu dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një pajisje për ngrohje e harruar e ndezur.