Një kabinë elektrike nërrugën e “Kavajës”, në kryeqytet është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur gjumë.

Sipas asaj që njofton policia viktima nuk është identifikuar ende, teksa efektivët po punojnë për identifikimin e tij.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.