Një kabinë elektrike në hyrjen e nje pallati është përfshirë nga flakët në Fier.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari,” duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë dyshimet e para në lidhje me këtë janë për shkak të mbingarkesës në rrjet.