Pasditen e sotme një vatër zjarri ka shpërthyer në fushën e grumbullimit të mbetjeve në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit, në periferi të qytetit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe flakët e madha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi të zi të ngritura në ajër. Banorët po përballen me aromën e padurueshme që vjen bashkë me tymin që është krijuar në ajër.

Ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje dhe po përpiqen që të shuajnë flakët.