Një lokal është përfshirë nga flakët pak orë më parë në Elbasan.

Informacionet paraprake njoftojnë se zjarri ka përfshirë ambientet e brendshme të lokalit, në rrugën “Rinia”, dhe dyshohet se shkak ka qenë një qark i shkurtër elektrik në rrjetin shpërndarës të energjisë.

Fatmirësisht njoftohet vetëm për dëme materiale, ndërsa për neutralizimin e flakëve ka ndërhyrë në kohë shërbimi zjarrfikës.