Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit tē Krrabës.

Automjeti tip “Seat” është djegur thuajse tërësisht në pjesën e përparme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nuk ka raportim për dëme në njerëz apo dëme të tjera materiale veç automjetit.