Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Tregun Industrial në lagjen nr.13 në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake janë djegur 5 njësi tregtare, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Zjarri u shua pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, që arritën të vendosnin flakët nën kontroll. Ndërkohë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe grupi hetimor.

Deri tani nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa pronaria e dyqaneve shprehet se 5 ditë më parë i janë hequr nga policia kamerat e sigurisë në biznese.