Një mobilieri në Nikël të Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka përfshirë punishten e mobileri “Rudi” dhe burime bëjnë me dije se flakët kanë përpirë çdo gjë.

Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve, të cilat janë të favorizuara nga era dhe po rrezikojnë të përhapen dhe në magazinat e tjera ngjitur, ku ndër to është dhe showroom-i.

Mësohet se mobilieria është në pronësi të Flamur Bramës, banor i zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.