Në Bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit.

Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota, e dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.

Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.

Pritet që të nisë numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike.