Në bazë të marrëveshjes së bërë ndërmjet bashkisë Durrës dhe akademisë së rendit dhe sigurisë, sot perfundoi trajnimi i punonjësve të Policisë Bashkiake Durrës. Ky është grupi i dytë pas atij të zhvilluar muaj më parë, duke plotesuar të gjithë efektivin e kësaj policie e cila i nënshtrohet këtij trajnimi, duke bërë të mundur certifikimin e të gjithë punonjësve të policisë bashkiake. 

Ky trajnim shërben për të marrë me shumë njohuri dhe përgatitur për një shërbim dhe performancë më cilesore të policisë bashkiake në shërbim të qytetarëve. Ky trajnim u zhvillua sipas programit mësimor i cili është përgatitur nga katedra dhe petagogët më të mirë të akademisë së rendit dhe sigurisë. Të gjithë ata që do të shërbejnë në policinë bashkiake do të kalojnë me parë për t`u trajnuar dhe certifikuar në akademinë e sigurisë.

Policia bashkiake gjatë viteve të fundit i është nënshtruar një ristrukturimi të plotë të saj si në strukturë po ashtu dhe në pajisjen e saj me mjete të tjera teknike për një performancë dhe standart të ri të sherbimit të kësaj policie në sherbim të komunitetit dhe qytetarëve të saj në bashkinë Durrës.