Të paktën 12 persona kanë humbur jetën gjatë natës në Indinë veriore, në zonën e Preygray gjatë një pelegrinazhi.

Njerëzit u shtypën nga turma e madhe, pasi në atë zonë po zhvillohej një pelegrinazh i madh hindu, tha një mjek për AFP. nNdërkohë që shumë besimtarë të tjerë u plagosën, disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, e për rrjedhojë janë shtruar në spital.

BBC raporton se nuk ka ende një konfirmim zyrtar për numrin e saktë të viktimave. Autoritetet vendase kishin parashikuar që në pelegrinazh të merrnin pjesë deri në 100 mln njerëz, në kuadër të ditës së larjes në Kumbh Mela, një nga festivalet më të mëdha fetare në botë.

Besimtarët hindu ndjekin ritualin duke u zhytur në lumëin e shenjtë sipas besimit të tyre.

Festa e Kumbh Mela është njohur si grumbullimi më i madh i njerëzimit në botë dhe është aq i madh sa që mund të shihet nga hapësira. I mbajtur çdo 12 vjet, festivali tërheq dhjetëra miliona pelegrinë, njerëz të shenjtë dhe turistë.

Edhe pse festivali mbahet në katër qytete indiane – Prayagray, Haridwar, Nashik dhe Ujjain – tubimet më madhështore zhvillohen gjithmonë në Prayagray.

Besimtarët shkojnë për t’u larë në Sangam – bashkimi i lumit të shenjtë Ganges me lumenjtë Yamuna dhe dhe lumin mitik të padukshëm Sarasëati.

Ata besojnë se gjatë Kumbh, ujërat e lumenjve të shenjtë mbushen me amrit (nektar) dhe se zhytja gjatë festës do t’i pastrojë ata nga mëkatet e tyre, do t’i ndihmojë të çlirohen nga cikli i lindjes dhe vdekjes dhe do t’i ndihmojë ata të arrijnë shpëtimin.